Hapet konkursi për drejtor të ATK-së

13.05.2024

Pas më shumë se 3 vjetësh hapet konkursi për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Hapet konkursi për drejtor të ATK-së Foto: Ilustrim

Këtë istitucion të rëndësishmin ka vite që “kundërligjshëm” është duke e udhëhequr si ushtrues detyre, Ilir Murtezi.

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, tashmë e ka hapur konkursit,sipas të cilit drejtori i ri do të ketë mandat 4- vjeçar me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat me vendim të kryeministrit , bazuar në performancën sipas rekomandimit nga ministria, pa zhvilluar procedurat e rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 7 qershor të këtij viti.