Dita kombëtare e personave të zhdukur, në nderim të tyre në 20:30 ndalen dritat për pesë minuta
Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ndërkaq edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe. Në Kosovë sot me rastin e shënimit të kësaj dite do të ketë disa aktivitete. Forum Civil Peace Service në Kosovë u ka […]
Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ndërkaq edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.
Në Kosovë sot me rastin e shënimit të kësaj dite do të ketë disa aktivitete.
Forum Civil Peace Service në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, më 27 prill në ora 20:30, t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë apo banesat e tyre për 5 minuta, raporton Telegrafi.
Ndërkaq, për të shënuar këtë ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) përmes një aktiviteti shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.
Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” prezanton dokumentarin për krime të luftës “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999”, me rastin e Ditës Kombëtare të të pagjeturve.
Ndërkaq, në orët e mbrëmjes jepet shfaqja teatrore “Babai dhe Babai”. Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Kosovës dhe “Integra”, me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur në hollin e Kuvendit të Kosovës.