Digjet një shtëpi në Grejqevc të Suharekës, arrestohet një i dyshuar

18.05.2026

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri pasditen e së dielës në fshatin Grejqevc të Suharekës.

Digjet një shtëpi në Grejqevc të Suharekës, arrestohet një i dyshuar Foto: Ilustrim

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur më 17 maj 2026, rreth orës 16:00. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Me vendim të prokurorit, një person i dyshuar lidhur me rastin është dërguar në mbajtje, derisa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.