Dhunim në Gjakovë dhe një e mitur e zhdukur në Prizren
Policia në raportin e saj të përgjithshëm ka bërë të ditur se në Gjakovë dhe Prizren gjatë ditës së djeshme 19 nëntorë është rapotuar për një dhunim dhe është raportuar e zhdukur një vajzë e mitur.
Një lajm tronditës vjen nga Gjakova, ku një vajzë është bërë viktimë e dhunës. Sipas raportimit të policisë, më datë 18 nëntor rreth orës 21:00, një femër ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një person i panjohur. Autoritetet janë duke hetuar rastin dhe ende nuk ka të arrestuar.
Një tjetër lajm shqetësues vjen nga Prizreni, ku një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur. Më datë 19 nëntor rreth orës 06:00, babai i vajzës ka njoftuar policinë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Policia është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta gjetur.