Dhunë në familje në Rahovec, dy burra akuzohen për rrahjen e një familjareje
17.12.2024
Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Rahovec. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar meshkuj janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
Viktima, e cila identiteti i saj nuk është bërë publik, ka pranuar ndihmë mjekësore pas incidentit.
Pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt hetimore.