Deri tani mbi 100 persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

30.03.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit të personave të moshuar me mbi 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike me vaksinën anti-COVID – AstraZeneca. Deri sot në këto momente janë vaksinuar 103 persona kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Këtë shifër e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi, ku […]

Deri tani mbi 100 persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit të personave të moshuar me mbi 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike me vaksinën anti-COVID – AstraZeneca.

Deri sot në këto momente janë vaksinuar 103 persona kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Këtë shifër e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi, ku shtoi se presin që deri në fund të ditës të vaksinohet afër 700 persona.

“Deri më tani aktualisht janë vaksinuar 103 persona, me dje 10 të vaksinuar dhe pjesa tjetër sot pra gjithsej 103. Nuk mund të dimë saktë sa do të jenë, rreth 700 persona presim që të vijnë për t’u vaksinuar”, tha ai.

Po ashtu Bardhi ka bërë të ditur se janë të angazhuar katër ekipe për vaksinim dhe se orari zyrtar çdo ditë nga sot e tutje do jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:30.