Vaksinimi i fëmijëve kundër COVID-19, efektet anësore që mund të kenë pas marrjes së dozës
Ministria e Shëndetësisë në muajin nëntor kishte marrë vendim për miratimin e dhënies së vaksinës kundër COVID-19 të prodhura nga Pfizer/BioNTech për fëmijët prej moshës 12 deri në 15 vjeç. Vaksinimi i fëmijëve të këtyre grupmoshave, MSh-ja kishte bërë të ditur se mund të bëhet në të gjitha Qendrat e Vaksinimit vetëm në prani të […]
Ministria e Shëndetësisë në muajin nëntor kishte marrë vendim për miratimin e dhënies së vaksinës kundër COVID-19 të prodhura nga Pfizer/BioNTech për fëmijët prej moshës 12 deri në 15 vjeç.
Vaksinimi i fëmijëve të këtyre grupmoshave, MSh-ja kishte bërë të ditur se mund të bëhet në të gjitha Qendrat e Vaksinimit vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe se nuk ka nevojë për caktim të terminit.
Po ashtu, MSh-ja kishte thënë se përvoja nga shtetet e tjera që kanë filluar me aplikimin e dozave të vaksinës te grup-moshat 12 deri në 15 vjeç, flasin për siguri e efikasitet të lartë të kësaj vaksine, duke i mbrojtuar
“Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të papërfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Faik Hoti, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) ka publikuar një njoftim për efektet anësore që mund t’i kenë fëmijët pas marrjes së vaksinës anti-COVID.
“Pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19, fëmijët mund të kenë disa efekte anësore si dhimbje krahu ose dhimbje koke. Këto janë shenja normale që tregojnë se trupi i tyte po ndërton mbrojtje kundër COVID-19.
Efektet anësore zakonisht zhduken pas 1-2 ditëve dhe janë të ngjashme me efektet anësore të vaksinave të tjera të fëmijërisë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Hoti.