Varianti Omicron, MSH: Të gjithë ata që i kanë bërë 3 muaj nga vaksinimi mund ta marrin dozën përforcuese

28.12.2021

Të dielën MSh kishte njoftuar se IKSHPK ka identifikuar nëntë rastet e para të infektimit me variantin Omicron të COVID-19, ndërkaq nga kjo ministri kanë bërë thirrje për zbatim të masave në fuqi dhe të vaksinoheni. “Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa […]

Varianti Omicron, MSH: Të gjithë ata që i kanë bërë 3 muaj nga vaksinimi mund ta marrin dozën përforcuese Foto: Ilustrim

Të dielën MSh kishte njoftuar se IKSHPK ka identifikuar nëntë rastet e para të infektimit me variantin Omicron të COVID-19, ndërkaq nga kjo ministri kanë bërë thirrje për zbatim të masave në fuqi dhe të vaksinoheni.

“Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë…”.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se ka shkurtuar periudhën e marrjes së dozës përforcuese të vaksinës antiCOVID pas marrjes së dy dozave të para.

MSH njofton se qytetarët të cilët i kanë marr dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 dhe tani i kanë bërë tre muaj nga marrja e tyre munden te marrin  edhe dozën e tretë apo atë përforcuese anti-COVID 19.

Njoftimi i plotë:

Njoftim rreth dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.