16 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

11.11.2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se aktualisht në vend janë 16 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më tani […]

16 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se aktualisht në vend janë 16 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.836.693 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.875 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.331 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,853 persona.