Deri në 20 minuta pritje për të hyrë në Kosovë, pika kufitare më e ngarkuar te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë për pushimet verore po përballen me pritje të zgjatura në disa nga pikat kufitare të vendit.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 09:25, pika kufitare më e ngarkuar këtë mëngjes është Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë, me një kolonë që arrin deri në 100 metra.
Një tjetër pikë ku është raportuar vonesë është Muçibaba, ku pritja shkon deri në 10 minuta dhe kolona ka arritur në 50 metra. Ndërkohë, te pika kufitare në Vërmicë është raportuar një pritje prej 8 deri në 7 minuta në hyrje.
Në të gjitha pikat tjera kufitare, përfshirë Merdarën, Hanin e Elezit, Jarinjën, Qafën e Morinës dhe të tjerat, situata paraqitet e qetë, me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të raportuara.
Autoritetet apelojnë që qytetarët të informohen para nisjes për të shmangur pritjet dhe për të planifikuar më mirë udhëtimin e tyre drejt Kosovës.
| Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Dheu i Bardhë | 20 | 03-05 | 100 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Hani i Elezit | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Jarinje | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Merdarë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Muçibabë | 10 | 03-05 | 50 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Stançiq | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Vërmicë | 08-07 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
Përditesuar: 30/07/2025 09:25:19