Departmenti Amerikan i Mbrojtjes njofton për vizitën në Prishtinë
24.02.2024
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka shkruar lidhur me takimin që kanë pasur në Prishtinë Alton Buland, Drejtor Kryesor për Politikat Evropiane dhe të NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, në kuadër të konsultimeve dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë.
Buland ishte për një vizitë në Prishtinë më 22 dhe 23 shkurt dhe është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Në njoftimin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes thuhet se qëllimi i “konsultimeve dypalëshe për mbrojtjen” ishte diskutimi i prioriteteve të bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetja në zbatimin e planit dhjetëvjeçar të tranzicionit të FSK-së.
Etiketat
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar
Lajme para 1 dite
KFOR-i riafirmon angazhimin për paqe dhe stabilitet në Kosovë, ushtaraku i lartë me bazë në Napoli vizitoi Urën e Ibrit
Lajme para 2 dite
Hapen dyert e tregut për bizneset vendore, kryeministri Kurti: Nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Lajme para 2 dite