Deklarimi online i pasurisë, thyen rekord të plotësimit

07.04.2023

Kaloi pritshmëritë që në vitin e parë të lansimit. Versioni online i deklarimit të pasurisë nga zyrtarët shtetërorë, bëri që sivjet të arrihet numri më i ulët i zyrtarëve që nuk legjitimojnë të hyrat e tyre vjetore nga krejt 4789 sosh, raporton Klan Kosova. Për kreun e Agjencisë Kundër Korrupsion, formulari digjital ishte i favorshëm […]

Deklarimi online i pasurisë, thyen rekord të plotësimit Foto: Ilustrim

Kaloi pritshmëritë që në vitin e parë të lansimit.

Versioni online i deklarimit të pasurisë nga zyrtarët shtetërorë, bëri që sivjet të arrihet numri më i ulët i zyrtarëve që nuk legjitimojnë të hyrat e tyre vjetore nga krejt 4789 sosh, raporton Klan Kosova.

Për kreun e Agjencisë Kundër Korrupsion, formulari digjital ishte i favorshëm për të dyja palët, e për ata që s’e plotësuan do të merren masa.

E nëse as deri më 15 prill të njëjtit nuk e kryejnë deklarimin, do të procedohen përmes kallëzimeve penale.

Afati i deklarimit ishte nga 1 deri më 31 mars dhe ishte obligativ për secilin që ka pozitë shtetërore.