APK: Afati për deklarimin e pasurisë vazhdon vetëm edhe sot
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se afati i fundit për deklarimin e pasurisë për vitin kalendarik 2024 është zgjatur edhe për ditën e sotme, 1 prill 2025.
Ky vendim vjen pas problemeve teknike që u shfaqën në uebfaqen e APK-së gjatë ditës së djeshme, 31 mars, pikërisht në ditën e fundit të afatit ligjor.
Sipas njoftimit të APK-së, bazuar në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kur dita e fundit e një afati bie në një ditë pushimi (të shtunë, të dielë apo festë zyrtare), afati shtyhet deri në ditën e parë të punës pasuese. Në këtë rast, meqenëse dita e djeshme ishte e diel, afati shtyhet për ditën e sotme.
APK ka theksuar se afati i fundit ligjor për deklarimin e pasurisë për vitin 2024 është sot, 1 prill 2025, deri në orën 23:59:59. Rreth 5 mijë zyrtarë publikë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre në APK, sipas Ligjit për Deklarimin e Pasurisë. Mosrespektimi i këtij detyrimi ligjor do të rezultojë në gjoba dhe kallëzime penale për zyrtarët përkatës.