Dega e veteranëve në Rahovec: Të arrestuarit nga Serbia nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

14.08.2025

Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në Rahovec, Qemajl Krasniqi, ka deklaruar se dy personat e arrestuar në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, në Horgosh, nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe nuk kanë marrë pjesë në luftë.

Dega e veteranëve në Rahovec: Të arrestuarit nga Serbia nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së Foto: Ilustrim

Sipas tij, gjatë periudhës së luftës ata kanë qëndruar në Gjermani. Krasniqi ka konfirmuar se ka qenë në komunikim me familjarët e tyre dhe se emrat e tyre nuk figurojnë në listën e veteranëve.

“Konfirmojmë në degën e veteranëve të Rahovecit se personat e arrestuar nuk janë në listën e veteranëve. Sipas konfirmimeve që kemi nga familjarët, ata nuk kanë qenë në Kosovë gjatë luftës, kanë qëndruar në Gjermani dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën. Por ne konsiderojmë se kjo është pjesë e taktikave tashmë të njohura të Serbisë për të shkaktuar drama, tragjedi dhe fatkeqësi tek populli shqiptar dhe për të zhvilluar një luftë speciale kundër Kosovës, në këtë rast duke prekur qytetarë të pafajshëm. Ne ndjejmë keqardhje për ata njerëz atje, pavarësisht që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka deklaruar se personat me inicialet X.E dhe B.E dyshohen për “krime lufte në Kosovë” më 1999, duke pretenduar se ata kanë rrëmbyer një serb me inicialet J.M në Rahovec. Në njoftim nuk është specifikuar kombësia e të arrestuarve.

Për këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë reagim.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë thirrje të përsëritura qytetarëve që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More