Deficiti tregtar vazhdon të mbetet i lartë, tkurret importi me Serbinë

26.02.2024

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9,9% në muajin janar 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milionë euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me vetëm 15,9%.

Deficiti tregtar vazhdon të mbetet i lartë, tkurret importi me Serbinë

Sipas të dhënave të ASK-së, eksporti i mallrave në muajin janar 2024 kishte vlerën 60,3 milionë euro, ndërsa importi 380,0 milionë ëuro, që është një rënie prej (-3,0%) për eksport, si dhe një rritje prej 7,4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,2% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,6% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-sëEksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18,4 milionë euro, ose rreth 30,5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6,9%).

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8,8%), Italia (4,7%), Holanda (3,1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 164,4 milionë euro, ose 43,3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (7,2%), Italia (3,7%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-sEksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 21,8 milionë euro, ose 36,1% të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (-16,2%).

Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12,4%), Shqipëria (11,8%),  Serbia (6,3%), Mali i Zi (3,9%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 57,7 milionë euro, ose 15,2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-5,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,6%), Maqedonia e Veriut (4,7%), Serbia (1,9%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botësEksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 20,1 milion Euro, ose 33,4%.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (14,6%) dhe  Zvicra (9,3%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 158,0 milionë euro, ose 41,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,4%) dhe Kina (11,3%).

A e dini çka është KODI 95?
Voto