Kosova shpërthen nga fishekzjarret: Importi rekord në vitin 2024

para 43 dite

Festat e fundvitit po afrohen dhe me to edhe zhurma dhe drita e fishekzjarreve.

Kosova shpërthen nga fishekzjarret: Importi rekord në vitin 2024

Sipas të dhënave të siguruara nga Dogana e Kosovës nga rtv21, viti 2024 po shënon një rekord të ri në importin e mjeteve piroteknike.

Mbi 476 mijë kilogramë fishekzjarre janë importuar në Kosovë vetëm në dy muajt e fundit, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo sasi e madhe e fishekzjarreve ka një vlerë prej mbi 868 mijë euro.

Shumica e mjeteve piroteknike që importohen në Kosovë vijnë nga Kina, me një sasi prej mbi 441 mijë kilogramë. Shqipëria është vendi tjetër kryesor furnizues, me një sasi prej mbi 33 mijë kilogramë.

Ky trend i rritjes së importit të mjeteve piroteknike në Kosovë vazhdon prej disa vitesh. Në krahasim me vitin 2023, kur u importuan mbi 425 mijë kilogramë, shifrat për vitin 2024 tregojnë një rritje prej mbi 50 mijë kilogramë.

Etiketat

Ofertat e fundit