Deficiti tregtar i Kosovës rritet në maj 2025: Eksportet bien, importet rriten ndjeshëm

para 27 dite

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat zyrtare për tregtinë e jashtme të mallrave gjatë muajit maj 2025, ku vërehet një rritje e dukshme e deficitit tregtar dhe një ulurje e mbulueshmërisë së importit nga eksporti.

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në maj 2025: Eksportet bien, importet rriten ndjeshëm

Sipas raportit, deficiti tregtar në maj 2025 arriti në 523,4 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 21,5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, kur ky deficit ishte 430,6 milionë euro. Mbulueshmëria e importit nga eksporti ishte vetëm 13,5%, çka tregon për një disbalancë të thellë tregtare.

Eksportet dhe importet

ASK-ja njofton se:

  • Eksporti i mallrave gjatë majit arriti në 81,4 milionë euro, duke shënuar rënie prej -0,5% krahasuar me majin 2024.
  • Importet kapën vlerën e 604,7 milionë euro, me një rritje prej 17,1%.

Struktura e eksporteve

Grupet kryesore të mallrave të eksportuara ishin:

  • 24,4%: Metale bazë dhe artikujt prej tyre
  • 14,7%: Plastika, goma dhe artikujt prej tyre
  • 13,1%: Ushqime të përgatitura
  • 9,9%: Artikuj të ndryshëm të prodhuar, pije dhe duhan
  • 8,2%: Tekstile dhe artikuj nga tekstili

Struktura e importeve

Grupet kryesore të mallrave të importuara përbëheshin nga:

  • 13,0%: Makineri dhe pajisje mekanike/elektrike
  • 12,6%: Mjete transporti
  • 12,3%: Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan
  • 11,0%: Metale bazë dhe artikujt prej tyre
  • 9,9%: Produkte minerale

Tregtia me BE-në dhe CEFTA-n

  • Eksportet drejt BE-së arritën në 29,0 milionë euro (35,6% e totalit), me rritje 2,3%. Partnerët kryesorë: Gjermania (12,5%), Italia (3,5%), Holanda (3,1%).
  • Importet nga BE-ja ishin 265,1 milionë euro (43,8% e totalit), me rritje 13,0%. Partnerë kryesorë: Gjermania (14,6%), Italia (5,1%), Polonia (5,1%).
  • Eksportet drejt vendeve të CEFTA-s ishin 34,5 milionë euro (42,5%), me rënie -13,0%. Partnerët kryesorë: Maqedonia e Veriut (14,8%), Shqipëria (13,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (6,1%).
  • Importet nga CEFTA arritën në 69,6 milionë euro (11,5%), me rritje 3,3%. Importet më të mëdha nga: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4%), Shqipëria (3,3%).

Tregtia me vendet tjera të botës

  • Eksportet ishin 17,9 milionë euro, me partnerë të rëndësishëm si Zvicra dhe Turqia.
  • Importet nga vendet tjera arritën në 270,0 milionë euro, ku dominuan Turqia dhe Kina.

Etiketat

Ofertat e fundit