Dalin para gjykatës 6 të arrestuarit e dyshuar për falsifikim të monedhave 2-euroshe

30.11.2023

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë sjellë para gjykatës gjashtë të dyshuarit, të cilët u arrestuan nën dyshimin për prodhimin dhe vënien në qarkullim të monedhave 2-euroshe. Seanca dëgjimore në të cilën pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës së sigurisë, pritet të fillojë nga ora 14:00. Ndryshe,  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës […]

Dalin para gjykatës 6 të arrestuarit e dyshuar për falsifikim të monedhave 2-euroshe Foto: Ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë sjellë para gjykatës gjashtë të dyshuarit, të cilët u arrestuan nën dyshimin për prodhimin dhe vënien në qarkullim të monedhave 2-euroshe.

Seanca dëgjimore në të cilën pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës së sigurisë, pritet të fillojë nga ora 14:00.

Ndryshe,  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën njoftoi se në një opoeracion të përbashkët me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar në flagrancë gjashtë persona, të cilët dyshohen për prodhim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara, konkretisht monedha metalike 2-euroshe. Nga ky aksion, janë sekuestruar thasë me para në vlerë mbi 85 mijë euro.

Në njoftimin e PSRK-së, thuhet se bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është realizuar një operacion, gjatë të cilit është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe më pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

“Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë (6) persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Sipas PSRK-së, tre nga të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse tre të tjerët shtetas të Republikës së Kosovës.

“Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë (7) telefona celularë”, thuhet më tej.