COVID-19 në Kosovë, mbi 11 mijë raste aktive dhe 1.723 viktima

17.03.2021 / Lajme

COVID-19 në Kosovë, mbi 11 mijë raste aktive dhe 1.723 viktima
Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Kosovë janë konfirmuar 553 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Gjinoc (1) dhe Suharekë (2).


Gjithashtu, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.

Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *