COVID-19 në Kosovë, mbi 1 mijë mantelbardhë të infektuar që nga fillimi i pandemisë

11.12.2020

Numri i të infektuarëve me Coronavirus në Kosovë kohëve të fundit ka arritur shifra të larta dhe vazhdon ende të jetë në ato shifra. Mantelbardhët janë në frontin e parë që po luftojnë në parandalimin e përhapjës së virusit Corona dhe janë më të rrezikuarit. Sipas SHSKUK-së, deri tani me coronavirusin janë infektuar gjithsej 1mijë […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 1 mijë mantelbardhë të infektuar që nga fillimi i pandemisë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarëve me Coronavirus në Kosovë kohëve të fundit ka arritur shifra të larta dhe vazhdon ende të jetë në ato shifra.

Mantelbardhët janë në frontin e parë që po luftojnë në parandalimin e përhapjës së virusit Corona dhe janë më të rrezikuarit.

Sipas SHSKUK-së, deri tani me coronavirusin janë infektuar gjithsej 1mijë e 696 punëtorë shëndetësorë.

“Sipas raportit të hartuar nga SHSKUK-ja, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë të infektuar gjithsej 1.696 punëtorë, përfshirë 1051 infermierë-e, 446 mjekë dhe 199 punëtorë tekniko-administrativë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për IndeksOnline.

Betejen me Coronavirus në Kosovë raportohet të kenë humbur 8 mantelbardhë.

“Po sipas të njëjtit raport deri tani janë të raportuar 8 punëtorë të vdekur nga Covid-19, prej tyre 3 mjekë, 3 punëtorë tekniko-administrativë dhe 2 infermmierë-e” thotë SHSKUK.

Në nëntor të këtij viti (2020) betejën me Coronavirus e kishte humbur edhe ish-dr.Sedat Hoti.

Hoti kishte shërbyer në Spitalin Rajonal të Prizrenit si shef i shërbimeve te terapisë fizikale, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 562 raste të reja dhe janë raportuar 13 raste të vdekjes.