COVID-19 në Kosovë, 11.756 raste aktive dhe 2.100 viktima

21.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të martën janë konifrmuar 442 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të martën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 11 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës […]

COVID-19 në Kosovë, 11.756 raste aktive dhe 2.100 viktima Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të martën janë konifrmuar 442 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të martën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 11 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Budakovë (2), Gelancë (1), Mushtisht (1), Sallagrazhdë (2), Suharekë (3) dhe Vraniq (2).

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast.

Gjithashtu, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.

Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.100 raste të vdekjes.