Bizneset Vende Pune Ofertat

Çka parashihet me rezolutën që miratoi dje Parlamenti Evropian për Kosovën pas sulmit terrorist në Banjskë

Çka parashihet me rezolutën që miratoi dje Parlamenti Evropian për Kosovën pas sulmit terrorist në Banjskë

20.10.2023 Lajme

Parlamenti Europian miratoi një rezolutë ku dënon ashpër sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, në fshatin Banjska, dhe kërkon përballje pa vonesë e autorëve të sulmit me drejtësinë.

Eurodeputetët kritikuan ashpër politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe e cilësojnë atë “të rrezikshme.” Rezoluta në fjalë thekson se autorë të sulmit terrorist janë “para ushtarakë serbë të mirëorganizuar në Banjska.”

Rezoluta e Parlamentit Evropian u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë dënuar sulmin e 24 shtatorit ta dënojnë atë.

Ajo thekson që “marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun Serbi-Kosovë. Kjo marrveshje duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar 2024.”

Përballje pa vonesë e autorëve të sulmit me drejtësinë

Rezoluta e Parlamentit Evropian i bën thirrje Bashkimit Evropian të mbështesë hetimin nga autoritetet kosovare me mbështetjen e EULEX-it për të zbuluar të gjitha provat. Eurodeputetët i kërkojnë Serbisë të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit.

“Ata janë duke banuar në Serbi dhe në përputhje me ligjin duhet të ekstradohen në Kosovë,” vë në dukje rezoluta.

Parlamenti Evropian në rezolutën e miratuar dje i bën gjithashtu thirrje Serbisë “të përmbahet nga çdo përshkallëzim i mëtejshëm që cënon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të parandalojë çdo kontrabandë të armëve përtej kufirit.”

Rezoluta e quan shkaktare “të rritjes së tensioneve politike në rajon mbajtjen e një dite zie kombëtare për të nderuar tre terroristët e vdekur serbë dhe portretizimin e tyre si heronj që luftuan për kauzën e serbeve.”

Rekomandim për masa kundër Serbisë

Rezoluta thekson se Komisioni dhe Këshilli Evropian duhet të marrin masa ndaj Serbisë në varësi të rezultateve të hetimeve dhe nga zbulimi i përfshirjes së shtetit serb drejtpërdrejt në sulmin terrorist të Banjskës apo në sulmet e dhunshme në veri të Kosovës në maj 2023.

“Nëse autoritetet serbe nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë plotësisht atëhere Komisioni Europian të ngrijë fondet e dhëna Serbisë sipas Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III.”

Parlamenti Evropian i bën thirrje në këtë rezolutë edhe Këshillit Evropian të miratojë “masa të synuara kufizuese, duke përfshirë, por pa u kufizuar, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, kundër aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderëve të rrjeteve kryesore të krimit të organizuar.

”Rezoluta i bën thirrje Këshillit Evropian të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendosë masa të synuara kundër Milan Radoiçiq-it.”

Europarlamentarët shprehin në rezolutë keqardhjen që gjykata e Beogradit refuzoi thirrjen e Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Beogradit për ndalimin e Milan Radoiçiq-it për shkak të rrezikut të arratisjes së tij, duke pasur parasysh se Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të 24 shtatorit 2023.

Bisnesmeni dhe politikani serb, Milan Radoiçiq, dyshohet se ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar dhe në sulmin në Banjska.

KFOR-i të ketë plan kontrolli në veri ë Kosovës

Parlamenti Evropian në rezolutën kushtuar sulmit terrorist serb në veri të Kosovës i bën thirrje KFOR-it që në këtë plan “të përfshijë elementë të fuqishëm që mund të veprojnë si pengues ndaj përshkallëzimit të mëtejshëm të tenioneve.

”Rezoluta u kërkon shteteve anëtare të BE, “të vendosin trupa shtesë në veri të Kosovës dhe NATO-s të sigurojë që KFOR-i të ketë aftësitë e duhura për të monitoruar nga afër të gjithë veriun e Kosovës, kryer mbikëqyrje të vazhdueshme të rajonit dhe siguruar që çdo inkursion paraushtarak, sulm, veprim apo tentativë për rrëmbim të oficerëve kosovarë të zbatimit të ligjit të zbulohet menjëherë.”

Normalizim i marrëdhënieve Serbi-KosovëPër arritjen e këtij synimi rezoluta e PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të marrin pjesë në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE

“në mirëbesim dhe frymën e kompromisit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre pa vonesa të mëtejshme, bazuar në parimin e ndërsjellë. njohjen dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

” Në rezolutë theksohet se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve „është thelbësor për përparimin e tyre drejt anëtarësimit në BE.

“Dështimi për të vepruar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim për normalizimin e marrëdhënieve do të ketë pasoja për anëtarësimin e Serbisë dhe të Kosovës në BE.

”Parlamenti Evropian i bën thirrje BE të ndërmarrë „veprime në kuadrin e asistencës së para-anëtarësimit kundër atyre që nuk respektojnë marrëveshjet.

”Fjala është për Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit dhe Marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit, të dyja të arritura këtë vit edhe “pse Serbia ka refuzuar t’i nënshkruajë ato,

” thekson rezoluta e PE.Në të i bëhet thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe “ pa vonesa të mëtejshme.

Rezoluta e Parlamentit Evropian përfundon me dënimin e përpjekjeve të vazhdueshme ruse për të ushtruar ndikim mbi Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Serbi dhe Kosovë duke shfrytëzuar ndarjet kulturore, etnike dhe fetare, destabilizuar forcat pro-demokratike”

Ajo bën thirrje për një sqarim të plotë të rolit të mundshëm të Rusisë në sulmin që ndodhi në Banjska.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Këto janë përfshirë në rezolutën për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve në veri të Kosovës.

Teksti i kësaj rezolute, u hodh në votim në seancën plenare të 19 tetorit, është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE.

Në tekstin e rezolutës përmenden rrethanat të cilat kanë ndikuar në rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës, nga largimi i serbëve nga institucionet nëntorin e kaluar, bojkotimi i zgjedhjeve lokale të prillit në veri, e deri te vendosja e barrikadave dhe sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në fund të majit dhe sulmit të fundit në Banjkës.

Në tekstin e rezolutës, sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë cilësohet “sulm terrorist”, përderisa Serbia kritikohet për disa veprime sikurse mosdistancimi i qartë nga sulmi, madhërimi i pjesëtarëve të grupit të armatosur të serbëve që kryen sulmin dhe shpalljen e ditës së zisë në Serbi për tre sulmuesit e vrarë.

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme sulmin qyqar terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e paramilitarëve mirë të organizuar serbë në Banjskë, në veri të Kosovës”, thuhet në tekstin e rezolutës, në të cilën u bëhet ftesë të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që deri më tani nuk e kanë dënuar këtë sulm, ta bëjnë një gjë të tillë.

Përmes rezolutës së PE-së u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë në uljen e tensioneve, të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund të rrisin tensionet dhe të veprojnë në zbardhjen e të gjitha fakteve lidhur me sulmin në Banjskë.

“Bëjmë ftesë që BE-ja të mbështesë hetimet nga ana e autoriteteve të Kosovës, përfshirë edhe me mbështetjen e [misionit të BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit] EULEX-it, duke nënvizuar rëndësinë që kryesit e këtyre sulmeve të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë pa vonesa. Ftohen autoritetet e Kosovës që të paraqesin të gjitha dëshmitë lidhur me incidentin, Serbisë i kërkohet që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës që ndodhen në Serbi, në përputhje me ligjin, përfshirë edhe ekstradimin në Kosovë”, thuhet në tekstin e rezolutës të votuar nga deputetët evropianë.

Teksti i rezolutës po ashtu i bën ftesë Komisionit Evropian dhe Këshillit që të ndërmarrin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Serbisë nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.

“Ftohet Këshilli që të miratojë masave të shënjestruara restriktive, përfshirë por jo edhe të kufizuara, ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimeve për aktorët destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar. Në këtë kontekst, ftojmë Këshillin që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e masave të shënjestruara kundër Millan Radoiçiqit”, thuhet në rezolutë.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit në Banjskë. Ai veçse gjendet nën sanksione të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar nën dyshime për krim të organizuar.

PE-ja, përmes kësaj rezolute, po ashtu dënon edhe rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të kufirit të Kosovës dhe kërkon nga Serbia që të përmbahet nga mbështetja e çfarëdo grupi terrorist në veri të Kosovës në të ardhmen.

Po ashtu, kritikohet edhe ajo që cilësohet si gjuhë e ashpër nxitëse që përdoret në Serbi për Kosovën dhe shqiptarët, që sipas eurodeputetëve nxit tensionet.

“Bëhet ftesë për autoritetet në Serbi dhe mediat që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndaj Kosovës dhe nga përhapja e gënjeshtrave për ‘spastrim etnik’ apo ‘pogrom’ në Kosovë, për çka nuk ka dëshmi”, thuhet në rezolutë.

Përmes kësaj rezolute po ashtu bëhet ftesë për një rol më pro-aktiv të BE-së në dialogun për normalizimin e raporteve, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha pikat e Marrëveshjes drejt normalizimit – të arritur më herët gjatë vitit – përderisa shprehet keqardhje për rinisjen e fushatës nga Serbia për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe pengesave për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Nga Kosova kërkohet që të ketë dialog me serbët në Kosovës dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të reja lokale në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në disa pika të kësaj rezolute shprehet keqardhje për sjelljen e autoriteteve të Serbisë, të udhëhequra nga presidenti Aleksandar Vuçiq, që sipas eurodeputetëve, destabilizojnë tërë rajonin.

Përmes kësaj rezolute, po ashtu kërkohet që të largohen masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri, që nisën në fund të majit.

“Shprehim keqardhje për masat negative të cilat Këshilli ka ndërmarrë ndaj Kosovës dhe kërkojmë që ato të hiqen sa më parë që të jetë e mundur. Kërkohet nga Këshilli dhe Komisioni Evropian që të rifillojnë kontaktet e nivelit të lartë me presidenten dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në tekstin e rezolutës së miratuar.

Po ashtu, eurodeputetët kërkojnë që të mos vihet në dyshim liberalizimi i vizave për Kosovën dhe kjo çështje të mos lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.

“Rikujtojmë se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi jo më larg se 1 janari i vitit 2024”, thuhet në tekst.

Eurodeputetët po ashtu dënojnë përpjekjet e Rusisë për ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçmas në raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkohet që të hetohet roli i mundshëm i Rusisë në ngjarjet në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar më herët se po hetohet roli i mundshëm i Rusisë në këtë sulm. /REL

PE-ja e dënon sulmin e 24 shtatorit, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

PE-ja e dënon sulmin e 24 shtatorit, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën në të cilën e ka dënuar sulmi i 24 shtatorit, dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i heqë masat ndaj Kosovës e të vendos masa ndaj Serbisë nëse vërtetohen lidhjet e këtij shteti me sulmin në fjalë. Nga Brukseli kërkohet ndryshimi i qasjes në dialog.

Sulmin në Banjskë euro-deputetët e kanë cilësuar si sulm qyqar të tmerrshëm terrorist nga ana e paramilitarëve mirë të organizuar serbë.

 Nëpërmjet të kësaj Rezolute i bëhet ftesë institucioneve evropiane që të ndërmarrin masa restriktive ndaj Serbisë, nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Beogradit nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.

Parlamenti Evropian kërkon gjithashtu vendosjen e sanksioneve edhe ndaj aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, bëhet ftesë që të ndiqet shembulli i Amerikës dhe të sanksionohet Millan Radojiçiq. Përmendet se në Serbi është mbajtur ditë zie kombëtare për viktimat ndërsa shprehet keqardhje e thellë që tre terroristët e vdekur u portretizuan si heronj që luftuan për kauzën e serbëve, gjë që si pasojë, thuhet në tekst, po rrit fuqishëm tensionet politike në rajon.

Bashkimit Evropian i bëhet thirrje që të mbështete hetimet për këtë rast, dhe nënvizohet rëndësia që kryesit e këtyre sulmeve të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë.

Ftohen autoritetet e Kosovës që të paraqesin të gjitha dëshmitë lidhur me incidentin, ndërsa Serbisë i kërkohet që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës që ndodhen në Serbi, përfshirë edhe ekstradimin e tyre në Kosovë.

Dënohet rritja e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të kufirit të Kosovës, dhe kërkohet nga Serbia që të përmbahet nga mbështetja e çfarëdo grupi terrorist në veri të Kosovës në të ardhmen.

Po ashtu, kritikohet edhe ajo që cilësohet si gjuhë e ashpër nxitëse që përdoret në Serbi për Kosovën dhe shqiptarët, që sipas eurodeputetëve nxit tensionet.

Në Rezolutë shprehet keqardhje për sjelljen e autoriteteve të Serbisë, të udhëhequra nga presidenti Aleksandar Vuçiq, të cilat, destabilizojnë tërë rajonin.

Gjithashtu shprehet keqardhje për rinisjen e fushatës nga Serbia për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe pengesave për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Bashkimit Evropian i bëhet ftesë për rol më pro-aktiv në dialog në mënyrë që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha pikat e Marrëveshjes drejt normalizimit. Nëpërmjet të Rezolutës kërkohet që ndërmjetësit evropian të propozojë një qasje të re, inovative dhe të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve, me qëllim tejkalimin e ngërçit aktual, dhe rikthimit të besimit në proces.

Kosovës dhe Serbisë u bëhet thirrje që të veprojnë në uljen e tensioneve, të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund të rrisin tensionet dhe të veprojnë në zbardhjen e të gjitha fakteve lidhur me sulmin në Banjskë.

Gjithashtu, eurodeputetët kërkojnë që të mos vihet në dyshim liberalizimi i vizave për Kosovën dhe kjo çështje të mos lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.

“Rikujtojmë se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi jo më larg se 1 janari i vitit 2024”, thuhet në Rezolutën e miratuar.

​Rezolutat për sulmin në Banjskë, PE diskuton sot 5 dokumente për ngjarjen në veri të Kosovës

​Rezolutat për sulmin në Banjskë, PE diskuton sot 5 dokumente për ngjarjen në veri të Kosovës

Parlamenti Evropian do të diskutojë sot për pesë rezoluta të ndryshme për dialogun Kosovë-Serbi dhe lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë.

Në katër prej dokumenteve kërkohet që Serbia të mbahet përgjegjëse për atë që ndodhi dhe të vendosen masa ndëshkuese ndaj këtij shteti. Gjithashtu u bëhet thirrje palëve që të rikthehen në procesin e dialogut.

ALEANCA PROGRESIVE E SOCIALISTËVE DHE DEMOKRATËVE – BE të propozojë një qasje të re dhe të balancuar në dialog. BE të veprojë si ndërmjetës i ndershëm, të ndryshojë qasjen e përkëdheljes së Serbisë. Këshilli të heqë menjëherë masat kundër Kosovës. BE të vendosë masa kundër Serbisë për sulmin në Banjskë.

GRUPI I PARTIVE POPULLORE EUROPIANE – Dënon ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirjen e mundshme në sulmin e Banjskës. BE të vendosë masa ndaj udhëheqjes serbe, nëse konfirmohet përfshirja në sulmin në Banjskë. Serbia të tërheqë ushtrinë dhe armatimet e rënda nga kufiri me Kosovën si dhe mbështetjen për formacionet terroriste në veri të Kosovës. Autoambulancat dhe objektet e Kishës Ortodokse Serbe në veri të Kosovës po përdoren për kontrabandë armësh.

RINOVONI EUROPËN – Zhgënjim që Serbia lobon për tërheqjen e njohjeve për Kosovën dhe që kundërshton anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Dënon përpjekjet ruse për ndikim në Ballkan dhe përfshirjen e mundshme në sulmin e Banjskës. BE të ndërmarrë veprime në kuadrin e asistencës së para-anëtarësimit kundër atyre që nuk respektojnë marrëveshjet. Dënon trajtimin e këtij incidenti të rëndë të sigurisë nga autoritetet serbe. BE të sanksionojë organizatorët, financuesit dhe autorët e sulmit.

KONSERVATORËT DHE REFORMISTËT EUROPIANË – Ritheksojnë rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët dhe nevojën për zgjidhje afatgjata paqësore të konfliktit. Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut. Shqetësim për mungesën e progresit nga palët për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

TË GJELBRIT – ALEANCA E LIRË EUROPIANE – Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE të marrin masa kundër qeverisë së Serbisë, nëse është përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës. Provat lidhin grupet e dhunshme kriminale në veri të Kosovës dhe në Serbi me shtetin serb. KFOR të krijojë një plan kontrolli për veriun e Kosovës. Komisioni Evropian të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës. KE, Borrell dhe Lajçak të braktisin qasjen e përkëdheljes së Serbisë, të jenë të paanshëm dhe të balancuar në dialog.

Parlamenti Evropian ka në përbërje 705 deputetë të ndarë në 7 grupime të ndryshme politike. Shumicën e ulëseve e zotërojnë partitë e djathta. Shanset më të mëdha janë për aprovimin e njërës nga rezolutat e propozuara nga GRUPI I PARTIVE POPULLORE EUROPIANE ose ALEANCA PROGRESIVE E SOCIALISTËVE DHE DEMOKRATËVE.

Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë