BSPK paralajmëron shpalljen e grevave të përgjithshme në Kosovë

  • 17.08.2022
BSPK paralajmëron shpalljen e grevave të përgjithshme në Kosovë

Në një porosi të shkurtër elektronike për mediat, BSPK ka ftuar mediat në një konferencë që do të mbahet nesër në orën 13:00, ku do të jepen informacione më të hollësishme.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për shtyp të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e cila fillon nesër, më 18 gusht 2022, në orën 13:00 dhe mbahet në Zyrat e BSPK-së. Konferenca për shtyp ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. Ju faleminderit!”, thuhet në shkresë.


Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka dhënë njoftimin se Projektligji për Pagat është proceduar në Qeveri e Kuvend për miratim, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë detaj për rritje pagash, një vendim i kahershëm që e presin punëtorët e sektorit publik, veçmas pas rritjes së inflacionit të përgjithshëm në vend.


“Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës. Ky projektligj ngre sistemin e pagave mbi parime të afirmuara nga praktikat më të mira të kësaj fushe edhe ndërkombëtarisht.  Projektligji patjetër që reflekton edhe situatën aktuale të vendit dhe praktikën gjyqësore duke ofruar siguri juridike për parimet bazë të aplikuara”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Greva ka paralajmëruar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë nga 24 gushti, nëse kërkesat që presin në tavolinën e kryeministrit Albin Kurti, nuk plotësohen me fillimin e vitit të ri shkollor.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë