BSPK letër institucioneve, të mos zvarriten lëndët në Dhomën e Posaçme, punëtorët po e presin 20%-in
Letra iu dërgua Kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetarit të Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci, Drejtorit të AKP-së, Avni Jashari, dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Letra ka të bëjë me kërkesat e Punëtorëve Sindikalistë të cilët e kanë lënë shëndetin në ndërmarrjet e tyre anë e kënd Kosovës, e sot nuk janë në gjendje…
Letra iu dërgua Kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetarit të Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci, Drejtorit të AKP-së, Avni Jashari, dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Letra ka të bëjë me kërkesat e Punëtorëve Sindikalistë të cilët e kanë lënë shëndetin në ndërmarrjet e tyre anë e kënd Kosovës, e sot nuk janë në gjendje të realizojnë të drejtat e tyre, dhe e tëra kjo për shkak të zvarritjes së lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
BSPK në emër të Sindikalistëve pret nga Institucionet përgjegjëse që në kuadër të kompetencave po pa e prishur rendin e drejtësisë të përshpejtohen këto lëndë pasi që kanë të bëjnë me realizimin e së drejtës pronësore ndërlidhur me 20%-in dhe me kompensimet për lëndimet në punë e po ashtu edhe për pagat e parealizuara./IndeksOnline/