Brenda 9 muaje janë konfiskuar mbi 1 mijë m3 dru në Kosovë, dënimi deri në 3 vjet për vjedhje të tyre

12.11.2021

Ndërsa, vetëm gjatë periudhës Janar – Shtator janë konfiskuar 1416 metra kub dru në Kosovë, për shkak të prerjeve ilegale. Sipas përgjigjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhënë për IndeksOnline, 1195 metra kub dru janë të konfiskuara nga Njësitë Komunale dhe 221 metra kub dru të konfiskuara nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit […]

Brenda 9 muaje janë konfiskuar mbi 1 mijë m3 dru në Kosovë, dënimi deri në 3 vjet për vjedhje të tyre Foto: Ilustrim

Ndërsa, vetëm gjatë periudhës Janar – Shtator janë konfiskuar 1416 metra kub dru në Kosovë, për shkak të prerjeve ilegale.

Sipas përgjigjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhënë për IndeksOnline, 1195 metra kub dru janë të konfiskuara nga Njësitë Komunale dhe 221 metra kub dru të konfiskuara nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Gjatë periudhës Janar-Shtator 2021 në gjithë territorin e Kosovës janë konfiskuar gjithsejtë 1416 metra kub dru, ku prej tyre 1195 metra kub dru janë të konfiskuara nga Njësitë Komunale dhe 221 metra kub dru të konfiskuara nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës”, thanë nga MBPZH-ja.

Po ashtu, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se në periudhën kohore Janar – Shtator 2021 janë evidentuar 223 raste për vjedhje të pyllit dhe 3 raste për shkretërimin e pyllit.

E dënimi për këtë vepër penale mund të jetë deri në 3 vjet burgim.

Në bazë të ligjit të Kosovës për vjedhjen e pyllit, neni 358 sasia e drunjve të prerë që tejkalon dy metra kub, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Kurse, nëse drunjët prehen në pyllin e mbrojtur me qëllim të shitjes kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

“1.Kushdo që me qëllim të vjedhjes pret trungjet në pyll dhe sasia e drunjve të prerë tejkalon dy (2) metra kub, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

2.Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me qëllim që drunjtë e prerë të shiten; nëse sasia e drunjve të prerë është mbi pesë (5) metra kub; ose nëse vepra penale është kryer në pyllin e mbrojtur, në parkun e mbrojtur apo në pyllin tjetër me destinim të posaçëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet”.