Brenda 24 ore regjistrohen 43 aksidente trafiku, dy në Suharekë

03.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në […]

Brenda 24 ore regjistrohen 43 aksidente trafiku, dy në Suharekë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 aksidente trafiku, prej tyre 17 me persona të lënduar dhe 26 të tjera vetëm me dëme materiale.

Poashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se dy aksidente trafiku janë regjistruar në Stacionin Policor në Suharekë, njëra ka ndodhur në fshatin Peqan dhe tjetra në Grykën e Carralevës.

Rr. Suharekë –Peqan 02.07.2023-18:10. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke  drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas  trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.” thuhet në raportin e policisë.

Gryka e Carralevës, Suharekë 02.07.2023, 12:40. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia  godet veturën e viktimës mashkull kosovar ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë dy vozitësit si dhe dy pasagjeret femra kosovare dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.” thuhet tutje në raport.

Poashtu, policia ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 1.567 tiketa trafiku për kundërvajtje.