BQK: Kreditë e reja krahasuar me tremujorin paraprak dhe tremujorin e njëjtë të vitit paraprak shënuan rritje vjetore të theksuar

25.03.2022

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar një raport, ku ka njoftuar se si rezultat i përmirësimit të situatës me pandeminë COVID-19, e rrjedhimisht lehtësimit të masave kufizuese në vend dhe jashtë tij, aktiviteti ekonomik pati një rimëkëmbje të fuqishme në vitin 2021. “Kreditimi dhe financimi i sektorit bankar shënuan rritje të konsiderueshme në gjysmën […]

BQK: Kreditë e reja krahasuar me tremujorin paraprak dhe tremujorin e njëjtë të vitit paraprak shënuan rritje vjetore të theksuar Foto: Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar një raport, ku ka njoftuar se si rezultat i përmirësimit të situatës me pandeminë COVID-19, e rrjedhimisht lehtësimit të masave kufizuese në vend dhe jashtë tij, aktiviteti ekonomik pati një rimëkëmbje të fuqishme në vitin 2021.

“Kreditimi dhe financimi i sektorit bankar shënuan rritje të konsiderueshme në gjysmën e dytë të vitit 2021, rritje që bashkë me rritjen e të hyrave formale dhe joformale të diasporës, mbështetën rikuperimin ekonomik në vend. Rritja vjetore e stokut të gjithsej kredive tejkaloi nivelin e rritjes vjetore të kreditimit parapandemik, dhe viti 2021 u mbyll me rritjen më të lartë vjetore të kreditimit në dhjetë vitet e fundit.

Njëkohësisht, edhe kreditë e reja krahasuar me tremujorin paraprak dhe tremujorin e njëjtë të vitit paraprak shënuan rritje vjetore të theksuar, si për ndërmarrjet ashtu edhe për ekonomitë familjare. Këto dinamika të kreditimit u ndikuan në masë më të madhe nga kërkesa kreditore, e cila u rrit dyfish më shumë se sa që u lehtësua oferta kreditore.

Për dallim nga tremujori aktual, bankat për TM1 2022 presin që aktiviteti kreditor i sektorit të mbështetet deri në një masë nga oferta kreditore, pasi që kërkesa për kredi pritet të mos ketë ndryshime të rëndësishme”, thuhet në raportin e BQK-së.

“Kreditimit Bankar dhe Pritjeve për Inflacionin”. Sipas bankave, dinamika e kreditimit të ndërmarrjeve gjatë këtij tremujori u ndikua në masë më të madhe nga kërkesa e rritur kreditore, përderisa oferta kreditore u lehtësua mirëpo në një nivel më të ulët.

“Në kuadër të ofertës kreditore, bankat raportuan se kanë lehtësuar deri në një masë standardet kreditore të aplikuara gjatë vlerësimit të aplikacioneve të ndërmarrjeve për kredi në tremujorin e katërt të vitit 2021. Standardet kreditore u lehtësuan në nivel më të lartë për NVM-të se sa për ndërmarrjet e mëdha.

Ndryshimet në standardet kreditore u ndikuan pozitivisht kryesisht nga mbështetja e kredive nga FKGK dhe presioni i rritur i konkurrencës në sektorin bankar. Njëkohësisht, bankat rritën edhe nivelin e aprovimit të kredive për ndërmarrjet, e veçanërisht për NVM-të”, thuhet në raportin e BQK-së.