Bislimi: BE-ja miraton aplikimet e Kosovës në Kornizën Investuese, përfitojmë mbi 2 milionë euro

02.08.2025

Kosova ka arritur të sigurojë mbi 2 milionë euro financim nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), pas miratimit përfundimtar të katër projekteve të propozuara në fushat e energjetikës dhe digjitalizimit.

Bislimi: BE-ja miraton aplikimet e Kosovës në Kornizën Investuese, përfitojmë mbi 2 milionë euro Foto: Ilustrim

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili theksoi se pavarësisht masave të padrejta që ishin vendosur ndaj Kosovës nga BE, aplikimet e dorëzuara vitin e kaluar janë vlerësuar pozitivisht dhe tashmë janë zyrtarizuar me vendim final.

Sipas tij, vlera e granteve të asistencës teknike kap shumën e mbi 2 milionë eurove, ku mbi 800 mijë euro janë të destinuara për projektet në sektorin e energjisë, ndërsa mbi 1.2 milionë euro për projektet e digjitalizimit.

Bislimi u shpreh se ky është edhe një përgënjeshtrim i qartë ndaj atyre që flisnin për humbje të parikuperueshme, duke aluduar në disa deklarata që kishin ngritur shqetësime për gjoja humbjen e fondeve evropiane për shkak të masave.

Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një mekanizëm i rëndësishëm i Bashkimit Evropian që synon të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës dhe përshpejtimin e integrimit rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More