Bie interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19

26.04.2022

Thirrjet e autoriteteve shëndetësore për vaksinim gjithëpërfshirës duket se po hasin në vesh të shurdhër. 839 është numri i qytetarëve të cilët janë imunizuar kundër COVID-19 që nga e hëna e 19 prillit deri më 25 prill në nivel vendi. Ky numër është shumë më i ultë se i ai i të vaksinuarve brenda 24 […]

Bie interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Thirrjet e autoriteteve shëndetësore për vaksinim gjithëpërfshirës duket se po hasin në vesh të shurdhër.

839 është numri i qytetarëve të cilët janë imunizuar kundër COVID-19 që nga e hëna e 19 prillit deri më 25 prill në nivel vendi. Ky numër është shumë më i ultë se i ai i të vaksinuarve brenda 24 orëve gjatë periudhës janar-shkurt.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, më datë 18 janar të këtij viti janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, 25 prill, janë dhënë jo më shumë se 17 vaksina, kurse sot sipas të dhënave të MSH-së, në Komunën e Suharekës janë administruar 5 doza të vaksinës anti-COVID.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.

Sipas MSh-së, 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe autoritet tjera shëndetësore janë duke ka bërë thirrje për respektim të masave anti-COVID.