Berisha e akuzoi për katër kontrata të dyshimta, përgjigjet Durmishi: Boll keni vjedhë Bekë

30.07.2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, përmes një konference për media, ka theksuar se vlera e këtyre kontratave të dyshuara për korrupsion është mbi 400 mijë euro, sipas tij të nënshkruara nga zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe nga zyrtari përgjegjës i prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi. […]

Berisha e akuzoi për katër kontrata të dyshimta, përgjigjet Durmishi: Boll keni vjedhë Bekë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, përmes një konference për media, ka theksuar se vlera e këtyre kontratave të dyshuara për korrupsion është mbi 400 mijë euro, sipas tij të nënshkruara nga zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe nga zyrtari përgjegjës i prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi.

Ndërkaq, nuk ka vonuar edhe zv.ministri Durmishi ka dalur me deklarata lidhur me këto akuza, ku ka mohuar ato duke thënë se kontratat që ka përmendur deputeti Berisha kanë vlerën e 12 milionë eurove.

“Ja kish dhënë dikush do letra Bekë Berishës e ky i shkreti nuk dinte as me i lexu. Nuk i kam nënshkrua katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro. Ato katër kontrata që po i përmend ti e kanë vlerën 12 milion euro”, ka shkruar ai në Facebook.

LEXO EDHE:  Zv.ministri Durmishi: Lumir, mos gënje!

Tutje, ka thënë se Ministria e Infrastrukturës kishte të planifikuara 16.5 milion euro për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe më pas ka arritur që të nënshkruajë kontrata për vetëm 12 milion euro.

“Ky do të duhej të ishte lajmi në fakt. Nuk ka me vjedhë më Bekë. Boll keni vjedhë Bekë Berisha”, ka shtuar Durmishi.

Etiketat