Behramaj: Para 27 viteve në të njëjten ditë policia serbe bastisi shtëpitë e Thaçit dhe Veselit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj pas konfimrmimit të aktakuzave dhe bastisjeve të shtëpive të Thaçit e Veselit, ka reaguar përmes një postimi në facebook. Adil Behramaj ka thënë se pikërisht në të njëjtën ditë 27 vite më parë ishin bastisur shtëpitë e Thaçit e Veselit nga policia serbe. Policia Serbe atëherë kërkonte për t’i […]
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj pas konfimrmimit të aktakuzave dhe bastisjeve të shtëpive të Thaçit e Veselit, ka reaguar përmes një postimi në facebook.
Adil Behramaj ka thënë se pikërisht në të njëjtën ditë 27 vite më parë ishin bastisur shtëpitë e Thaçit e Veselit nga policia serbe.
Policia Serbe atëherë kërkonte për t’i arrestuar, siç ka shkruar Behramaj, tani po kërkohen materiale për ti gjykuar.
Reagimi i plotë:
Ka qenë viti 1993, kur policia serbe kishte bastisur në të njëjtën ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe atë të Kadri Veselit. Dytë në atë kohë ishin në kulmin e përpjekjeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, 27 vjet pas, sërish po bastisen përnjëherë shtëpitë e tyre. Por, atëherë i kërkonin për t’i arrestuar. Ndërsa, këta tjerët po kërkojnë material për t’i gjykuar. As pas gati tri dekadave nuk reshtën përpjekjet për t’i gjykuar themeluesit e UÇK-së!