Bedri Hamza nënshkruan peticion për mbështetje të liderëve të UÇK-së
Në një postim të fundit në Facebook, Bedri Hamza njoftoi se ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë ish-bashkëluftëtarëve të tyre që aktualisht gjykohen në Hagë.
Foto: Ilustrim
Hamza thekson se është detyrë e çdo qytetari të qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin e Kosovës. Ai shtoi se lufta çlirimtare ishte mbrojtëse dhe e drejtë, duke shprehur bindjen se drejtësia do të rikonfirmojë këtë së shpejti.
