BE nuk dërgon mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nuk do të mund të dërgojë Mision Vëzhgues të Zgjedhjeve (EOM) apo Mision të Ekspertëve Zgjedhorë (EEM) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë më 7 qershor 2026.
Foto: Ilustrim
Sipas BE-së, arsyeja kryesore është koha e shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve, e cila nuk lejon organizimin e një misioni të plotë monitorues. Megjithatë, BE ka sqaruar se do të organizohet një prani e kufizuar ndërkombëtare përmes “vëzhgimit diplomatik”, ku do të përfshihen përfaqësues të BE-së, shteteve anëtare dhe partnerëve të tjerë në vend.
Ky ekip do të ketë rol koordinues dhe do të jetë në kontakt të ngushtë me institucionet kosovare gjatë ditës së zgjedhjeve.
BE ka theksuar gjithashtu se rekomandimet e misioneve të mëparshme mbeten udhëzues të rëndësishëm për përmirësimin e procesit zgjedhor në Kosovë, duke përfshirë forcimin e transparencës dhe rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
