BE emëron diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësues të ri Special për Kosovën

13.07.2026

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel në pozitën e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së për Kosovën.

BE emëron diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësues të ri Special për Kosovën Foto: Ilustrim

Schübel do ta nisë mandatin e tij më 1 shtator 2026, duke zëvendësuar diplomatin estonez Aivo Orav, i cili ka mbajtur këtë detyrë deri tani.

Diplomati gjerman ka një përvojë të gjatë në institucionet evropiane dhe gjermane. Aktualisht ai udhëheq Divizionin për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

Në rolin e ri, Schübel pritet të angazhohet në mbështetjen e stabilitetit në Kosovë, forcimin e sundimit të ligjit, procesin e integrimit evropian si dhe avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Emërimi i tij vjen në një periudhë kur Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për të nxitur normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe përparimin e Kosovës drejt strukturave evropiane.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More