BE ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro për luftimin e COVID-19

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro.

Kjo kontratë është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milion pritet të realizohet para fundit të këtij viti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.