Bastisje në Prizren, konfiskohet kokainë e marihuanë në shtëpinë e të dyshuarit

12.01.2024

Është arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit të tij dhe shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 2.68 gramë substancë narkotike të llojit kokainë, 2.14 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një boksë të metalit, një telefon mobil dhe një veturë. Bastisja ka ndodhur të enjten rreth orës 19 e […]

Bastisje në Prizren, konfiskohet kokainë e marihuanë në shtëpinë e të dyshuarit Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit të tij dhe shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 2.68 gramë substancë narkotike të llojit kokainë, 2.14 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një boksë të metalit, një telefon mobil dhe një veturë.

Bastisja ka ndodhur të enjten rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën “Rrust Kabashi”.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar.