Bashkatdhetarët drejt Kosovës, pritje të gjata nëpër pikat kufitare

22.07.2021

Pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë. Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë. Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa pritjet në disa pika kufitare nuk janë të mëdha, por në disa prej tyre pritja është goxha […]

Bashkatdhetarët drejt Kosovës, pritje të gjata nëpër pikat kufitare Foto: Ilustrim

Pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë.

Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa pritjet në disa pika kufitare nuk janë të mëdha, por në disa prej tyre pritja është goxha e gjatë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në përditësimin e fundit (13:59), njofton se pritjet më të mëdha janë në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë (60 minuta) dhe në Muçibabë (60 minuta).

Kolona të gjatë në hyrje është ka te Dheu i Bardhë prej 400 deri në 500 metra, njëashtu edhe në Muçibabë.

Pritje relativisht e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Merdarë, rreth 10-15 minuta, po ashtu edhe në Jarinje, rreth 5-10 minuta.

Në pikëkalimet kufitare ku pritja është më e gjatë, janë krijuar kolona më të gjata, ndërsa në pikëkalimet tjera, pritja është deri në pesë minuta.