Banorët serbë ndihen të sigurt në veri

para 12 dite

Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, disa banorë serbë të këtij fshati thanë se ndihen të sigurt për shkak të prezencës së Policisë së Kosovës.

Banorët serbë ndihen të sigurt në veri Foto: Ilustrim

“Nuk di asgjë. Po ndihem e sigurt këtu. Nuk di asgjë”, tha një banore serbe.

Një banor tjetër i tha RTV21-shit se ndihet i sigurt në veri dhe kanë mundësi me jetu mirë pavarësisht nacionalitetit.

“Nuk është keq, por mundet edhe më mirë. Njëri-tjetrin sa të mundemi t’i ndihmojmë edhe kështu. Po ndihem i sigurt, nuk mund ta them atë çka nuk është. Momentalisht sutata është e sigurt dhe ndihemi të sigurt. Nuk kena frikë se këtu janë edhe policia. Mundet me qenë edhe ma mirë, por edhe kështu mirë është. Mos të thashtë zoti të përsëritet më sulmi i Bansjkës. Ka ndodh ajo që ka ndodhur. Kena mundësi me jetu më mirë, pavarësisht nacionalitetit”, tha një banor.