Avokati i ish-ushtarit të UÇK-së të arrestuar: Dakaj u dërgua në Beograd, të martën seancë dëgjimore

07.01.2024

Avokati Xhevdet Smakiqi ka dhënë detaje në lidhje me ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua nga Serbia të premten, duke thënë se ai është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska. Ai theksoi se të martën pritet një seancë […]

Avokati i ish-ushtarit të UÇK-së të arrestuar: Dakaj u dërgua në Beograd, të martën seancë dëgjimore

Avokati Xhevdet Smakiqi ka dhënë detaje në lidhje me ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua nga Serbia të premten, duke thënë se ai është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska.

Ai theksoi se të martën pritet një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Serbisë lidhur me masën e paraburgimit.

“Informatat e fundit per rastin e arrestimit te Hasan Dakaj qe i kam marre janë se tashmë z. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd n rrugën Baçvanska”, shkroi Smakiqi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ish-pjesëtari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar”.

“Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku ne intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe per faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorise se Serbise dhe se është ngatrruar ne identitet me dikend tjetër”.

“Ne cilësinë e avokatit te Familjes Dakaj jam në kontakt orë pas ore me te ngarkuarin ne Zyren Nderlidhëse te Kosoves në Beograd dipomatin z.Jetish Jashari dhe e falenderoj per qasjen profsionale”.

LEXO EDHE:  Sadik Halitjaha: Shqipëria dhe Kosova të ndërhyjnë urgjentisht në Maqedoninë e Veriut!

Smakiqi theksoi se duke qenë se “arrestimi i Hasan Dakaj është ndalim politik për t’iu hakmarr pjesëtarëve te UÇK-së për arritjen e pavarësisë dhe qe mos t’i lejojë ta gëzojnë liberalizimin e vizave kategoria qe ka kontribuar për këtë ditë përbën çështje poltike dhe fare pak juridike”.

Avokati i ka bërë thirrje institucioneve që të ndikojnë që Dakaj të lirohet sa më shpejt.

“Prandaj i bëjë thirrje Kryeministrit, Minstres Gervalla dhe secilit diplomatë te bëjë presionin diplomatik e politikë qe ndërmjetësit e dialogut dhe ambasadat e vendeve mike te ndikojnë qe Hasan Dakaj i pafajshëm te lirohet sa me shpejt.

“Kurse thirrjet e kujdoqoftë nga zyrtaret e shtetit te Kosoves qofshin dhe diplomatë te Kosoves qe qytetaret e Kosoves te mos levizin neper territorin e Serbisë janë tërësisht jo profesionale dhe legjitimojnë arrestimet poltike te kundërligjshme”.

“Liberalizimi lëvizja e lirë nuk është parciale as selektive iu takon secilit shtetas te Republikës se Kosoves e po ashtu edhe ish pjesëtarëve te UÇK-se”.

Etiketat