ATK gjobit 3 mijë e 534 biznese për 6 muaj

09.06.2022

Sipas ATK-së, vlera e gjobave të detyrueshme shkon deri në 1.2 milion euro, kurse vlera e gjobave për mall pa dokumentacion është 155 mijë e 387 euro. “Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë”, […]

ATK gjobit 3 mijë e 534 biznese për 6 muaj Foto: Ilustrim

Sipas ATK-së, vlera e gjobave të detyrueshme shkon deri në 1.2 milion euro, kurse vlera e gjobave për mall pa dokumentacion është 155 mijë e 387 euro.

“Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se ATK për këtë periudhë ka një rritje të inkasimit për 70.2 milionë euro apo 28.9 përqind, ndërsa totali arrin vlerën e 312.7 milionë euro.

“Trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve”, thuhet në njoftim.