ATK dhe AKI hapin kapitull të ri bashkëpunimi për forcimin e sigurisë ekonomike në Kosovë

10.09.2025

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, ka pritur sot në takim zyrtar drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

ATK dhe AKI hapin kapitull të ri bashkëpunimi për forcimin e sigurisë ekonomike në Kosovë Foto: Ilustrim

Takimi shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin institucional mes dy agjencive shtetërore, me synim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër dukurive negative që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në njoftimin zyrtar theksohet se bashkëpunimi mes ATK-së dhe AKI-së pritet të shkojë përtej parandalimit të evazionit fiskal, duke u fokusuar edhe në sfidat tjera që rrezikojnë integritetin ekonomik e shoqëror të vendit.

Hyseni dhe Ajeti nënvizuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e interesit publik. Sipas tyre, ky partneritet i ri do të kontribuojë në rritjen e transparencës, besimit qytetar dhe ndërtimin e një sistemi më të drejtë e më të sigurt për të gjithë.

Administrata Tatimore e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar që, përmes partneriteteve të tilla strategjike, të avancojë misionin e saj në shërbim të shtetit ligjor dhe qytetarëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More