Asistenca sociale – Bie numri i familjeve përfituese, rritet ai i personave me aftësi të kufizuara

01.09.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin korrik 2023. Sipas ASK-së bëhet e ditur se sa i përketë numrit të familjeve që kanë përfituar asistencë sociale në tërë vendin ka shënuar rënie, krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, raporton SuharekaOnline. “Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, […]

Asistenca sociale – Bie numri i familjeve përfituese, rritet ai i personave me aftësi të kufizuara Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin korrik 2023.

Sipas ASK-së bëhet e ditur se sa i përketë numrit të familjeve që kanë përfituar asistencë sociale në tërë vendin ka shënuar rënie, krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, raporton SuharekaOnline.

“Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga:
skema për pensionet invalidore (-20,6%); skema për pensionet e Trepçës (-18,2%); skema për
pensionet familjare (-8,9%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-3,1%); skema e
pensioneve bazike të moshës (-2,0%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës
(-1,7%); skema për veteranët e luftës (-0.2%).” thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa sa i përketë numrit i cili ka shënuar rritje të përfituesve për disa kategori të tjera si: familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, personat me aftësi të kufizuara, FSK, punëtorët e arsimit që punuan në vitet 1998/99 e të tjera ASK bënë të ditur se ka shënuar rritje, krahasuar me korrikun e vitit 2022.

“Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga:
Skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (14,8%); skema e
pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (10,6%); skema për pensionet e personave
paraplegjik dhe tetraplegjik (7,6%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (5,3%);
skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin
shkollor 1998/99 (4,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (4,3%); skema e
pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,4%).” thuhet tutje në njoftim.