Arrestohet shtetasi serb në Vërmicë, tentoi të korruptonte Policinë e Kosovës me 5 EURO

20.07.2025

Një shtetas serb u arrestua në Pikën Kufitare të Vërmicës pasi tentoi t’i jepte ryshfet policisë me një kartëmonedhë 5 eurosh, teksa po hynte në Kosovë nga Shqipëria.

Ngjarja ndodhi , më 19 korrik 2025, rreth orës 02:35 të mëngjesit. I dyshuari, një burrë serb, po i prezantonte dokumentet e tij policisë kufitare. Gjatë dorëzimit të dokumenteve, ai kishte futur mes tyre edhe një kartëmonedhë prej 5 eurosh, me qëllim që të korruptonte zyrtarët.

Menjëherë pas zbulimit të tentativës për ryshfet, policia ndërhyri dhe arrestoi personin në fjalë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.