Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se dhunoi seksualisht një femër
03.12.2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 dhjetor 2025 është arrestuar një person i dyshuar për kryerjen e një vepre penale të dhunimit.
Sipas komunikatës zyrtare të policisë, i dyshuari është një mashkull kosovar dhe dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë femër kosovare.
“Me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia dhe institucionet e drejtësisë janë duke vazhduar hetimet për rastin, ndërsa të gjitha veprimet po kryhen në përputhje me ligjin në fuqi.