Arrestohet Dardan Krivaqa

24.08.2021

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, M.O, Dardan Krivaqa. Lajmin e ka konfirmuar para masës që po protestonin një zyrtar i policisë së Kosovës. lajm në zhvillim Gjykata në Ferizaj: Dardan Krivaqa e vrau mizorisht 18-vjeçaren, dyshonte se e tradhtoi me djalin e dajës së tij 13:27 Gjykata Themelore në Ferizaj i […]

Arrestohet Dardan Krivaqa Foto: Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, M.O, Dardan Krivaqa.

Lajmin e ka konfirmuar para masës që po protestonin një zyrtar i policisë së Kosovës.

lajm në zhvillim

Gjykata në Ferizaj: Dardan Krivaqa e vrau mizorisht 18-vjeçaren, dyshonte se e tradhtoi me djalin e dajës së tij

13:27 Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit Arbër Sejdiut, i dyshuar për vrasjen e 18-vjecares, M.O nga Ferizaj.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, teksa të njejtit kanë publikuar detaje për rastom.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thotë Gjykata.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.

12:28 Arrestimin e Dardan Krivaqës e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

Ndryshe pak minuta më parë ka nisur protesta përballë stacionit policor në Ferizaj, për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani.

“Në shoqërinë tonë nuk ka vend të sigurt për gratë dhe vajzat, Gratë rrihen e dhunohen edhe në shtëpitë e tyre, në rrugë. Rruga ndaj grave është sistematike dhe nuk dëgjohen, ato fajëzohen për vrasjet që ju ndodhin. Ky rast sikundër rasteve të mëparshme nuk është rast i izoluar, dhuna në baza gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe kërkojnë vëmendjen e duhur institucionale. Çdo dhunues të përfundojë në burg”, ka thënë njëra nga përfaqësueset e protestës.