Policia arreston tre persona – 35, 44 dhe 61 vjeç, të dyshuar për vjedhje në markete

19.12.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në disa raste vjedhjeje të ndodhura gjatë muajit nëntor 2025 në qytetin e Ferizajt.

Policia arreston tre persona – 35, 44 dhe 61 vjeç, të dyshuar për vjedhje në markete Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, vjedhjet kanë ndodhur në katër raste të ndara, kryesisht në markete të vendosura në rrugët “Brahi Ademi”, “Vëllezërit Gervalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në fshatin Koshare. Në këto raste, të dyshuarit kanë vjedhur kryesisht artikuj ushqimorë, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit vlerësohet rreth 2 mijë euro.

Njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personat e dyshuar si kryes të këtyre veprave penale.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar:

  • B.R., 61 vjeç,
  • B.V., 44 vjeç,
  • K.R., 35 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë të tipit Audi A3 me targa vendore dhe kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, Policia bën të ditur se ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti mbetet në trajtim të organeve të drejtësisë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More