Arrestohet një person në Samadrexhë, kanosi dy persona me armë zjarri
Një person është arrestuar në fshatin Samadrexhë të Suharekës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy persona të tjerë, si pasojë e një kontesti pronësor.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar dhe nën ndikim të alkoolit, ka kërcënuar dy viktimat meshkuj me armë zjarri. Pas ndërhyrjes së policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
