Arrestohet 43-vjeçari, gjatë bastisjes në shtëpi i sekuestrohen dy armë zjarri dhe 67 fishekë
Më 3 dhjetor 2025, rreth orës 17:00, Njësia e Hetimeve në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ka kryer një bastisje në shtëpinë e personit A.S., 43 vjeç.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
- Dy armë zjarri (pistoleta)
- 67 fishekë
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim. Me vendim të prokurorit të rastit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa hetimet dhe përpunimi i rastit vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia e Kosovës rikujton qytetarët për respektimin e ligjit mbi armët dhe thekson se posedimi i paautorizuar i armëve është një vepër penale e ndëshkueshme sipas ligjit.