Arrestohen dy trafikantë armësh nga Kosova në Kukës, sekuestrohen 8 armë zjarri

07.07.2025

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki.

Arrestohen dy trafikantë armësh nga Kosova në Kukës, sekuestrohen 8 armë zjarri Foto: Ilustrim

Dy shtetasit, banues në Prizren, Kosovë, u arrestuan të premten, më 4 korrik, në zonën e njohur si “Ura e Hasit”, nën akuzën e trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Sipas hetimeve paraprake, Qenaj dhe Mallaki dyshohet se trafikonin armë përmes kufirit jeshil me qëllim shitjen e tyre në territorin shqiptar. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, efektivët e policisë zbuluan dhe sekuestruan 8 armë zjarri, të fshehura në bagazhin e makinës, secila e vendosur në çanta të veçanta.

Dyshohet se armët ishin destinuar për dy persona të tjerë, të cilët arritën të largohen sapo vunë re shërbimet e policisë. Këta persona janë ende në kërkim nga Policia e Kukësit.

Ky arrestim vjen si pjesë e një sërë goditjesh të fundit kundër grupeve kriminale të përfshira në trafikun e armëve. Më 30 maj, pas një hetimi pesëmujor, policia arrestoi 10 persona të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, e ka cilësuar bashkëpunimin me Policinë e Kosovës si një model suksesi në rajon, veçanërisht në drejtim të goditjes së grupeve që trafikojnë armë zjarri. Në lidhje me rastin e fundit në Kukës, ai shprehu mirënjohje për strukturat vendore të policisë si dhe për qytetarët, të cilët, sipas tij, po tregojnë gjithnjë e më shumë besim te Policia e Shtetit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More