Arrestimet në Suharekë dhe komuna tjera, Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë

Operacioni i Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme rezultoi me arrestimin e 11 personave, ku në mesin e tyre edhe dy persona nga Suhareka, arrestime këto për dyshime për mashtrim me subvencione.

Arrestimet në Suharekë dhe komuna tjera, Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë

Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se arrestimet e tilla janë bërë aq të shpeshta sa nuk e di nëse mund të reagojnë çdoherë.

Po ashtu, ministri Peci kanë theksuar se si Qeveri kanë demonstruar vullnet politik për eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion.


“Sa i përket çështjes së arrestimeve, unë besoj që ne si Qeveri kemi demonstruar vullnet politik që e kemi edhe detyrim ligjor, dhe koordinimeve me të gjitha institucionet dhe akterët e rëndësishëm të rendit dhe drejtësisë në funksion të dukurive devijante edhe në eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion dhe rrjedhimisht parimin dhe e drejta nuk ka karakter selektiv.

Megjithatë, arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa që nuk e di se a mundemi çdoherë me pas reagime karshi arrestimeve të zyrtarëve të cilët kryesisht arrestohen për periudhën kohore kur ne nuk kemi qenë në qeverisje”, tha ministri i Bujqësisë.

Ministri Peci këto komente i ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës pas kritikës së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, se nuk pati reagim nga institucionet për arrestimin e djeshëm të personave të dyshuar për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë